Gaxherri pyetje VV-së: A jeni parti politike apo organizatë terroriste?

Aktuale

Gaxherri pyetje VV-së: A jeni parti politike apo organizatë terroriste?

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:27
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të jap llogari para drejtësisë se a janë parti politike apo organizatë terroriste.

Gaxherri ka kërkuar edhe nga institucionet shtetërore që të vejnë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Gaxherri: Vetëvendosje duhet me dhënë llogari në prokurori

“Ata duhet me u deklarua para nesh ose duhet me dhënë llogari në prokurori a janë parti politike a janë organizatë terroriste sepse në selitë e tyre janë gjetur maska, molotovë, gaz lotsjellës dhe armë të ftohta dhe këtë insistoj çdo ditë jo pse është Vetëvendosje  në pyetje, jo pse është një subjekt tjetër jo i imi, por për kushdo qoftë ne jemi përgjegjës me vu drejtësi në këtë vend, stabilitet, siguri dhe nuk mundemi me u bë hipokritë aty me dal me gjykua njëri tjetrin kur selit tona i kemi të mbushura me armatim edhe kësaj duhet me i vu pikë”, tha Gaxherri.

Sipas saj LDK nuk është pjesë e lojërave të partive politike prandaj nuk mori pjesë në votimin e mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për vdekjen e Astrit Deharit.

Gaxherri: Nuk jemi pjesë e këtyre lojërave

“Ne nuk kemi marr fare pjesë në votim. Një farsë e tillë çfarë po mundohen edhe partitë në pushtet që gjysma e saj ia përgatiste PDK-ja skenarët, ndërsa pjesa tjetër siç ishte AAK-ja ishte pjesë e asaj dhune edhe ajo parti e cila sot ngritë një mocion të tillë nuk jemi pjesë të këtyre lojërave. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është pjesë e këtyre lojërave”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat