Kurteshi: Hoxha me fjalët e saj më bindi se ka dorë në vrasjen e Deharit

Aktuale

Kurteshi: Hoxha me fjalët e saj më bindi se ka dorë në vrasjen e Deharit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:35
Sami Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në interpelancën për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit ka thënë se ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me fjalimin e saj e ka bindur se ka pasur dorë në vrasjen e Deharit.

Hoxha ka mbajtur përgjegjës kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe këtë parti për vdekjen e Astrit Dehari. Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e ministres Hoxha.

“Ministrja po më bind se ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e Astrit Deharit. Kjo ministre nuk i bën nder Qeverisë. Një ministër i Qeverisë nuk ka hapësirë të fol sa të dojë sepse këtu kanë hapësirë deputetët. Me fjalime të tilla mund të paraqitet para kryeministrit. Gjyqësori ka vërtetuar me të gjitha faktet materiale se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë dorë në sulmin ndaj Kuvendit. Dehari është mbyllur në burg. Duam të dimë kush e ka montuar këtë rast”, ka deklaruar Kurteshi.

Kurteshi ka shtuar se janë bërë ndërhyrje të drejtpërdrejta nga drejtësia në hetimet në rastin Dehari.

“Astrit Dehari ka vdekur i pafajshëm në burg, a e ka mbytur dikush apo ka bërë vetëvrasje duhet të dihet por ai ka vdekur në duart e shtetit. Vetëm një hetim ndërkombëtar që do të tregonte se kush është fajtor do të sillte drejtësi në këtë vend. Kjo drejtësi është duke vdekur sepse e keni ngulfatur”, ka thënë Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat