Kjo ishte arsyeja pse Haradinaj bisedoi nga afër me Albin Kurtin

Aktuale

Kjo ishte arsyeja pse Haradinaj bisedoi nga afër me Albin Kurtin

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:53
Ramush Haradinaj

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk lejoi që pas fjalimit të propozuesit Albin Kurti rreth mocionit për Astrit Deharin, në pamundësi për ta thënë atë në foltore, kryeministri Ramush Haradinaj iu drejtua afër deputetëve të VV-së për ta thënë atë çfarë kishte përgatitur.

Shefi i ekzekutivit kosovar i është afruar afër Kurtit për t’ia sqaruar letrën që kishte për ta lexuar në Kuvend.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që në pajtueshmëri me shefat e grupeve parlamentar seanca të ndërpritet pasi që nuk pati kourum për votim të mocionit me tri pika të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Në pjesëmarrjen për votim ishin gjithsej 58 deputetë çka dhe detyroi Veselin që këtë seancë ta shtyjë për një datë tjetër.

“Nuk ka deputetë mjaftueshëm për votim, janë gjithsej 58 duhet që të votojnë 61, në pa mundësi të votimit, besoj që të kemi pajtueshmëri me të gjithë që kjo seancë të shtyhet për datën 21 mars”, është shprehur Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat