Deputeti i VV-së tregon se si e shmangu rrahjen me deputetët e PDK-së në Kuvend

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon se si e shmangu rrahjen me deputetët e PDK-së në Kuvend

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:32
Përleshja

Deputetët e  Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, tensionuan situatën në Kuvendin e Kosovës, kur iu vërsulën njëri tjetrit për t’i qëruar mospajtimet e tyre përmes dhunës, Memli Krasniqi nga PDK dhe Liburn Aliu i VV-së.

Por në tentim për t’i ndalur Krasniqin dhe Aliun tensionet u rritën edhe mes dy deputetëve të tjerë. Xhelal Sveçlën nga VV dhe Nezir Çoçajt i PDK-së detyruan kolegët e tyre t’i ndalojnë që të mos kalohet në dhunë fizike mes tyre.

Sveçla ka thënë se deputetët e PDK-së i provokuan.  Tregon se nuk ka pasur asgjë me Çoçajn madje ai thotë se as nuk ka biseduar më të, por me të gjithë deputetët e PDK-së, teksa ka shtuar se në këtë situatë ose është dashur të flas ose të kalojë në dhunë fizike.

“Asgjë nuk ka ndodh, na kanë provokuar ju kemi kundërvu asgjë nuk ka ndodhë. Nuk i kam thënë atij [Nezir Çoçajt] ashtu as nuk e njoh bile, unë kam fol me të gjithë për shkak se është dashtë me fol me ta ose mu rreh”.

“Nuk më kujtohet saktë çka ju kam thënë, por nuk ka qenë ndonjë gjë kështu ndonjë ofendim. Me dije time ju kam thënë se duhet me ju ardhur marre qysh po shprehni”, ka thënë deputeti i VV-së.

Sveçla më tej për insajderin është ankuar se deputetët e PDK-së gjatë gjithë procesit janë sjellë në mënyrë jo të mirë.

“Përveç gjatë gjithë procesit janë sjellë poshtërsisht edhe gjatë seancës së sotme shumica prej tyre  janë sjellë njëjtë edhe për këtë ju kam thënë. Nuk kemi ne komplekse ndaj tyre dhe nuk kemi as frikë normalisht thjeshtë po kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.

Sveçla më tej ka thënë se arsyeja e reagimit të VV-së gjatë fjalimit të saj ka qenë për shkak që sipas tij është përgatitur nga Hoxha që kërkesa e VV-së për drejtësi të devalvojë.

“Ajo kur ia fillojë akuzave edhe më herët gjatë fjalimeve të kaluar të saj, ajo [Dhurata Hoxha] nuk e tha asgjë kështu që mu ngritë tensionet, ajo e kishte përgatitur fjalimin në këtë drejtim me e devalvuar një kërkesë legjitimet të VV-së. Është irrituese kur e ki parasysh se flitet për një aktivisti që ka vdekur aq i ri në moshë, që ata madje edhe u hingirizshin gjatë seancës. Unë mendoj që ka qenë reagim i matur”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat