Zëvendësministri i FSK-së komenton deklaratën e Vuçiq: FSK nuk kërcënon askënd - Bota Sot
Zëvendësministri i FSK-së komenton deklaratën e Vuçiq: FSK nuk kërcënon askënd

Aktuale

E mërkurë, 18 korrik 2018

Zëvendësministri i FSK-së komenton deklaratën e Vuçiq: FSK nuk kërcënon askënd

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:02
Burim Ramadani

Zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani komentoi ftesën e Vuçiqit që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në krijimin e FAK-ut.

Burim Ramadani, zëvendësministri i FSK-së komentoi për KALLXO deklaratën e sotme të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq në një fjalim drejtuar kombit të tij sot, u bëri thirrje serbëve kosovarë që të mos jenë pjesë e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Por Ramadani tha se FSK-ja është forcë multietnike.

“FSK-ja është institucion multietnik, janë rreth 12 për qind të pjesëtarëve nga komunitetet minoritare dhe 6 për qind të komunitetit serb. Është institucion që u shërben të gjitha komuniteteve dhe nuk mund të trajtohet nga ky aspekti i politikës së agjendave të caktuara”, tha Ramadani.

Zëvendësministri më tutje deklaroi se as FSK-ja, por as Forcat e Armatosura nuk janë kërcënim për askënd.

“Besoj që deklaratat e tilla mund të vazhdojnë deri në kohën kur edhe elita politike serbe në Serbi e kupton qartë që edhe FSK edhe FAK janë në shërbim të komunitetit dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për asnjë shtet në rajon”, tha Ramadani.

Edhe Vuçiq në deklaratën e sotme të tij tha se i është thënë se një forcë e Kosovës që përmban brenda saj edhe serbë, nuk është kërcënim për Serbinë.

Por Vuçiq u kthye prapa në histori duke thënë se edhe Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria kishin rekrutuar serbë në ushtritë e tyre dhe sipas Vuçiqit serbëve pastaj u është dashur të luftonin mes vete.

Por zëvendësministri Ramadani se Kosova e ka rrugën e vet.

“Është e qartë që Kosova e ka rrugën e vet dhe qyetetarët e Kosovës çdo ditë e më shumë po rrisin besimin ndaj institucioneve të sigurisë duke përfshirë këtu edhe FSK-në”, tha Ramadani.

Në shkurt të këtij viti një organizatë serbe i kërcënoi me jetë pjesëtarët e FSK-së nga veriu i Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test