PSHDK e përçarë, paradite prish koalicionin me PDK-në, pasdite e mohon

Aktuale

PSHDK e përçarë, paradite prish koalicionin me PDK-në, pasdite e mohon

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:50
Marreveshja PDK- PSHDK

Emanuel Demaj, Sekretar i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), në një prononcim për media, ka mohuar se është prishur koalicioni PSHDK - PDK duke shtuar se javës tjetër pritet finalizimi i marrëveshjes.

Ai, sipas një njoftimi dërguar në email të redaksisë, ka thënë se koalicioni nuk është vetëm me PDK-në por me një grup subjektesh politike.

Demaj ka hedhur akuza në drejtim të individëve brenda partisë, të cilën sipas tij, po dëshirojnë ta shkatërrojnë për interesa personal.

“Ne jemi në pritje që marrëveshja të realizohet brenda këtyre ditëve, qëllimi i këtij reagimi është i dëmshëm për PShDK-në dhe për demokristianët e Kosovës. PShDK nuk ka dal me asnjë vendim nga kryesia për prishjen e koalicionit. Kjo është bërë nga individë të caktuar që interesat e tyre i shohin me ndonjë subjekt tjetër politik”, tha Demaj.

Demaj ka thënë se në rast të mosrealizimit të marrëveshjes, për hapat e mëtejmë do të vendos kryesia.

Kujtojmë se sot, PShDK, ka dal me një komunikatë për medie me të cilën njoftonte se prishet koalicioni me PDK-në për shkak të mos realizimit të marrëveshjes parazgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat