Profesori universitar: Korrupsioni, është keqpërdorimi më i sofistikuar i fuqisë që rrjedhë nga politika

Aktuale

Profesori universitar: Korrupsioni, është keqpërdorimi më i sofistikuar i fuqisë që rrjedhë nga politika

H.Orana Nga H.Orana Më 17 mars 2018 Në ora: 20:17
Fadil Maloku

Profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku ka komentuar sondazhin e fundit të OKB-së rreth korrupsionit në Kosovë. Sipas këtij sondazhi, Kosova vazhdon të qëndroj ndër vendet e para më të korruptuara në vend.

Profesor Maloku thotë se korrupsioni në Kosovë është njëri ndër sinjalet më serioze që e ngadalëson procesin e zhvillimit të vendit, procesin e integrimeve, e të tjera.

“Sipas një sondazhi të Gallup-it për nevojat e OKB-së, Kosova vazhdon të mbahet si një ndër vendet që më së shumti po kërcënohet nga korrupsioni. Ky indikator është një indikatorë tejet kobzi për të ardhmen e vendit tonë. Midis tjerash, është ndër sinjalet më serioze që mund ta ngadalësoj shumë perspektiven e procesit te shtet ndërtimit, procesin e integrimeve të synuara, si edhe procesin e ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike”, thekson Maloku.

Ndër të tjera ai thotë se ‘korrupsioni, në fakt është keqpërdorimi më i sofistikuar i monopolit apo fuqisë që rrjedhë nga politika’.

“Sepse, korrupsioni është sot për sot njëra ndër indicet më të rënda të paraqitjes së molisjes, ngecjes, jogatishmërisë dhe joemancipimit të shoqërive në tranzicion. Korrupsioni, në fakt është keqpërdorimi më i sofistikuar i monopolit apo fuqisë që rrjedhë nga politika. Dhe që më pastaj reflektohet edhe në sferat tjera të jetës: sociale, ekonomike, kulturore, etj. Për ta ilustruar taksativisht këtë dukuri deviante padyshim, uroj ta kuptoni këtë krahasim: Kosova dhe Sllovenia, me gjeografi (territor) dhe demografi (popullsi) janë identike, ndërkaq, me administratë dhe shërbyes civil, ato dallojnë dukshëm. Bie fjala, Sllovenia ka aktualisht 30-33 mije administratorë, kurse Kosova ka 97 mije! Që nënkupton 3 here administratë civile më të madhe ka Kosova (e cila në ish Jugosllavi, ishte 7 herë më e pazhvilluar se: Sllovenia, 6 here Kroacia, 5 here Serbia…), pra, edhe tri herë më shumë gjasa që të atakohet nga krimi e korrupsioni”, vlerëson ai.

Ai poashtu tregon edhe cili është “ilaçi”për korrupsionin.

“Shto kësaj shkallën meteorite të varfërisë (që as në Bangladesh nuk e gjen dot!) dhe atë të papunësisë (që në krejt gjeografinë dhe demografinë Europiane, nuk e gjeni!), dhe do t’ i keni të qartë indikatorët që e stimulojnë “gangrenën” korruptuese. Por, a ka ilaç kjo dukuri, dhe si mund të reduktohet (por, jo edhe tërësisht të shërohet) në shoqërinë tonë? Për mendimin tim, ka “terapi” adekuate, por paraprakisht duhet; s’pari, një vullnet i fuqishëm (politik, që po mungon në Kosovë) dhe s’ dyti, një lloj “skanimi” apo një lloj “diagnoze”: sociale (gjendja), politike (një tipologji e skandaleve dhe aferave), ligjore (një monitorim “online” të gjyqtarëve dhe prokurorëve), e morale (një edukim dhe arsimim shumë më cilësor), etj”, thotë profesori.

Ai thotë poashtu se edhe në analizat në Shoqatën Sociologjike, kanë dëshmuar tashmë edhe empirikisht që; dukurinë e korrupsionit në Kosovë po e “ushqejnë”, kryesisht këto dukuri.

“Mungesa e ligjit adekuat, që nuk pret gjithmonë, sinjale nga oligarkia politike; b/. Mos zbatimi ligjeve ekzistuese, shkaku i interferimit të interesave oligarkike të klaneve (partiake) dhe grupeve të interesit:  Mungesa e aftësisë profesionale (me agjenda e ekspertiza ekspertësh, e jo dallkaukësh) për ta luftuar atë në gjitha poret e jetës, në mënyrë sistematike; si edhe:  Reforma në administratë (duke e funksionalizuar atë, të paktën në nivelin që e ka sot Sllovenia), apo reduktim të dukshëm të shërbyesve civil”, vlerëson profesor Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat