Nesër vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Aktuale

Nesër vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:23
Arkiv

Pas zhvillimit të bisedimeve të fundit në muajin shkurt, nesër pritet të vazhdojë dialogu Kosovë- Serbi, në Bruksel.

Kështu ka njoftuar shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Tema të diskutimit janë paraparë të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, pati thënë se bisedimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mbajtur në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhet të trajtohen për të ecur përpara në implementimin e punës dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat