Anulohet protesta pro-demarkacionit për të martën, frikë për eskalim

Aktuale

Anulohet protesta pro-demarkacionit për të martën, frikë për eskalim

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:17
Pamje nga protesta e kaluar

Një protestë që ishte paralajmëruar kundër deputetëve që e kundërshtojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, është anuluar, siç thuhet në njoftim, për të evituar ndonjë eskalim të mundshëm.

“Në mënyrë që t’mos i japim askujt shkas që ta dëmtojë dhe tjetërsojë këtë proces dhe për të shmangur çdo eskalim të mundshëm, ne ANULOJMË PROTESTËN e paralajmëruar para Kuvendit të Kosovës me 20 mars 2018 prej orës 16:00h”, thuhet në njoftimin e nisur nga organizatori Bashkim Fazliu.

Në njoftim thuhet se ideja ka qenë që të arrihet vetëdijesimi për mosvazhdimin e bllokimit dhe izolimit të Kosovës, duke vlerësuar se efekti i protestave është arritur.

“Përndryshe, ne konsiderojmë se efekti i protestave është arritur për tejkalimin e kësaj situate pro-votimit të Demarkacionit dhe qytetarët janë sensibilizuar për rëndësinë e kalimit të kësaj pike. Kjo gjë vërtetohet edhe me sondazhe, me deklarimet publike të qytetarëve qoftë nëpër media qoftë nëpër rrjetet sociale e kudoqoftë tjetër. Faleminderit gjithë atyre që na mbështetën vazhdimisht! Urime Liberalizimi!”, thuhet në njoftim.

Protestat e organizuara nga Fazliu nuk morën përkrahje, përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të protestohet që demarkacioni të ratifikohet. Në protestën e parë morën pjesë përafërsisht 10 veta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat