Djali i ish-kryeministrit Mustafa ironizon me Haradinajn: Si me jetu në kohën e gurit…

Aktuale

Djali i ish-kryeministrit Mustafa ironizon me Haradinajn: Si me jetu në kohën e gurit…

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:50
Besnik dhe Isa Mustafa

Djali i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Mustafa, ishte bërë i famshëm pas një raportimi të mediave se ishte pikërisht kompania e tij që e servisoi veturën e Qeverisë që udhëhiqte babai i tij.

Kjo gjë ishte cilësuar si konflikt interesi atë botë, por sot Besniku ka ardhur në qendër të vëmendjes për një gjë tjetër.

Sot ai ka publikuar një fotografi me qiri ndezur, duke ironizuar me krahasimin e kohës së sotme me ‘kohën e gurit’.

Ai ka përmendur që në vitin 2018 nuk ka rrymë, duke nënkuptuar një kritikë për pasardhësin e babait të tij në qeveri, Ramush Haradinajn, i cili sapo nisi qeverisjen u përball me probleme të rrymës.

“Pos me konë në kohën e gurit. Viti 2018 hala rryme s’ka”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kosova po përballet me probleme të rrymës, pasi rezervat e thëngjillit janë hargjuar de tek tani ka nisur lirimi i hapësirave ku do të nxirret qymyri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat