Lluka raporton për Trepçën, Postën dhe Telekomin

Aktuale

Lluka raporton për Trepçën, Postën dhe Telekomin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:10
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka pritet që sot të raportojë para deputetëve, anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

Mbledhja është caktuar për orën 11:00 dhe e vetmja pikë e rendit të ditës është raportimi i ministrit Lluka.

Ministri Lluka javën që kaloi ishte kritikuar për ndërhyrje në punë nga ish drejtori i Trepçës Ahmet Tmava i cili edhe kishte deklaruar se po jep dorëheqje për shkak të ndërhyrjes në punë nga ana e ministrit.

Mirëpo ministri Lluka kishte sqaruar më pas se deklaratat e Tmavës nuk janë të vërteta dhe se atij i kishte skaduar kontrata e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat