Ish anëtari i SHIK-ut: Kështu i keqpërdorte SHIK-u pjesëtarët e UÇK-së për të kryer vrasje

Aktuale

Ish anëtari i SHIK-ut: Kështu i keqpërdorte SHIK-u pjesëtarët e UÇK-së për të kryer vrasje

Nga: H.O. Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Ish pjesëtari i UÇK-së dhe ish anëtar i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook ka treguar se si janë kryer vrasjet nga SHIK-u.

Ai shkruan se këto vrasje janë sponzorizur, por drejtëpërdrejtë, por nga ‘dora e zgjatur’, dhe që më pas viktimat janë paraqitur si bashkëpunëtor të UBD-së serbe.

Ai ka thënë se në shumë raste SHIK-u ka keqpërdorur për të kryer vrasje edhe ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

SHIK-u ka organizuar dhe sponzorizuar vrasje por jo direkte(s’kanë pasur guxim vet), por knë përdorur dorë të zgjatur ku gjithmonë viktimat pra të vrarët janë paraqitur su bashkëpunëtorë të sigurimi serb-UDB dhe dhunues grash dhe profiter lufte (të dhënat shpeshherë kanë qenë të rritura të manipuluara dhe të rrejshme), në shumicën e rasteve për vrasje SHIK-u ka keqpërdorur ush ushtarë të UÇK, por ka raste të ndjeshme, kur ka importuar vrasës nga Shqipëria (vrasës të SHISH), vrasës nga Bullgaria dhe Qekija vrasës me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat