Fjala kundër votimit të demarkacionit

Aktuale

Fjala kundër votimit të demarkacionit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:36
Anetaret te Fjala

Partia Fjala është shprehur kundër ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke thënë se Qeveria po bën presion që me çdo kusht të kalojë marrëveshja dhe po i nënshtrohet Listës Serbe për t’i bindur që ta votojnë demarkacionin.

Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Fjala, Nderim Sejdiu, tha se Qeveria e tanishme për interesat personale po bën presion që me çdo kusht  të kalojë marrëveshja për ratifikim të kufirit me Malin e Zi.

Po ashtu, Sejdiu theksoi që Qeveria po iu nënshtrohet Listës Serbe për t’i bindur që ta votojnë demarkacionin.

Sejdiu: Faji kryesor për këtë gjendje është  vetë Qeveria

“Faji kryesor për këtë gjendje është vetë Qeveria dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët për interesat e ngushta personale po lobojnë me çdo kusht që ta ratifikojnë këtë marrëveshje , por edhe me keq, Qeveria e Kosovës  bie në gjunjë te Lista Serbska për votën e tyre pro kalimit të demarkacionit me Malin e Zi, tha Sejdiu.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Fjala, Bedri Bytyqi për KosovaPress tha se kanë qenë të parët që e kanë kundërshtuar  ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Bytyqi: Kemi qenë të parët që e kemi kundërshtuar

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ne kemi qenë të parët që e kemi kundërshtuar dhe siç po shihet do të mbetemi të vetmit edhe të fundit që do ta kundërshtojmë këtë, sepse me këtë demarkacion sipas komisionit të Bulliqit të formuar nga vetë Qeveria e tanishme, Kosova humb territor”, tha Bytyqi.

Partia Fjala i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku një herë të vetme ta respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe të mos ratifikojnë marrëveshjen, e cila do të hidhet nesër për votim në Kuvendin e Kosovës.

Edhe nëse bëhet ratifikimi i marrëveshjes, sipas përfaqësuesve të Partisë Fjala, lëvizja e lirë nuk do të ndodhë pa luftën ndaj krimit të organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat