Albulena Haxhiu i ka dy fjalë për Donika Kadajn pas largimit të saj nga VV-ja

Aktuale

Albulena Haxhiu i ka dy fjalë për Donika Kadajn pas largimit të saj nga VV-ja

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:14
Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi

Në Vetëvendosje duan të besojnë se kundër demarkacionit do të votojë edhe Donika Kadaj-Bujupi e cila ditë më parë e la VV’në për AAK’në.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se është e dhimbshme nëse do të ndryshonte qëndrim Donika Kadaj Bujupi, që për rezistencën politike edhe ka dënim nga gjykatat.

“Nuk besoj sot që zonja Kadaj do të ndryshojë votën kundër demarkacionit”, tha Haxhiu.

“Nëse do të ndodh atëher sigurisht flitet për blerje në këtë drejtim siç ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat