Pacolli: Nesër ditë vendimtare – çdo padrejtësi do të korrigjohet

Aktuale

Pacolli: Nesër ditë vendimtare – çdo padrejtësi do të korrigjohet

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:50
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se dita e nesërme do të jetë vendimtare për seriozitetin e shtetit të Kosovës.

“Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO DEMARKCIONIT”.

“Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Çdo padrejtësi nëse ka ndodhur do të korrigjohet!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat