Ramiz Kelmendi: Nuk e votoj demarkacionin, rrezikohet jeta e fëmijëve te mi

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Nuk e votoj demarkacionin, rrezikohet jeta e fëmijëve te mi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:45
Ramiz Kelmendi

Deputeti Ramiz Kelmendi ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kelmendi ka rrëfyer se familjarët e tij kanë marrë kërcënime nëse ai do të votonte demarkacionin me Malin e Zi.

“I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, theksoi ai.

Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar.

“S’mund ta them kush, se s’zgjidhet asgjë nëse tregoj”, tha Kelmendi.

“Unë kam edhe kërcënime prej ‘Syrit të Popullit’ edhe prej këtyre të demarkacionit”, tha ai.

Kelmendinuk do të marrë pjesë në seancën e së martës e thirrur për në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat