A do të ringjallet FER-i? Përgjigjet Ilir Deda

Aktuale

A do të ringjallet FER-i? Përgjigjet Ilir Deda

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:47
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për mundësinë e ringjalljes së partisë së dikurshme, Fryma e Re, e njohur si FER.

I ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, ai ka komentuar spekulimet se Fryma e Re, mund të rikthehet në skenën politike të vendit, pas largimit të një numri deputetësh nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që dikur ishin pjesë e FER’it.

Deda, një ndër themeluesit e FER’it, ka thënë se kjo parti ishte liberaldemokrate, ndërsa të larguarit nga VV kanë ide socialdemokrate – dhe kësisoj bie poshtë mundësia e ringjalljes së FER’it përmes tyre.

“Ka qenë goditje e panevojshme, që të përmendet partia FER”, ka thënë Deda.

“Çka po do dikush të na kthejë në të kaluarën...”, është ankuar deputeti i Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat