Kryeziu: Vota pro demarkacionit nuk është tradhti, ta votojnë edhe GDP

Aktuale

Kryeziu: Vota pro demarkacionit nuk është tradhti, ta votojnë edhe GDP

Nga: G.B Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:52
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë  se vota pro Demarkacionit nuk është votë tradhtie por votë Pro Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka sugjeruar Grupin e Pavarur të Deputetëve që të votojnë pro kësaj marrëveshje, duke bërë një hap të rëndësishëm për marrjen e përgjegjësisë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Besoj dhe sugjeroi që Grupi i Pavarur i Deputetëve me votën e tyre PRO ratifikimit të marrëveshjes bëjnë hapin e parë të guximshëm në marrjen e përgjegjësisë, formësimin e idesë, veprimit dhe konceptit politik të subjektit të ri.

Një kocept i ri dhe i nevojshëm nga gjeneratat e reja politike. Koncept, ide dhe veprime NDRYSHE nga partitë dhe politikat aktuale.

Fuqishëm, të angazhuar ndryshe nga ofertat aktuale, me parti dhe politika lideriste, keqeverisëse e klienteliste. Ndryshe nga politikat që për kundërshtim të pushtetit rrëshqasin në veprimet kundër shtetit. Është e thjeshtë, shteti nuk duhet të dëmtohet për shkak të kundërshtimit ndaj pushtetit. Ka isntrumente e alternativa të mjaftueshme për ta kundërshtuar pushtetin, pa e dëmtuar shtetin.

Vota PRO demarkacionit nuk është votë tradhëtie, nuk është votë që të identifikon me PDK/LDK, ose edhe me qeverinë aktuale. Besoj se është votë PRO Republikës se Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat