Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian viziton Kosovën

Aktuale

Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian viziton Kosovën

Më: 20 mars 2018 Në ora: 07:39
Ilustrim

Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, David Cullen sot do ta vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës ai do të marrë pjesë në punëtorinë, e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME), si dhe instrumenteve financiare në përgjithësi.

Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do të lansohet Raporti i Monitorimit për Kosovën  i financuar nga Be-ja dhe i zbatuar nga SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit.

Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat