Hoti: LDK është unike për demarkacionin

Aktuale

Hoti: LDK është unike për demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:50
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka rikonfirmuar se të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen e demarkacionit.

Ai tha se qëndrimi në LDK rreth Marrëveshjes së Demarkacionit ka kohë që është marrë dhe aty prezent ka qenë edhe deputeti Ramiz Kelmendi.

“Të gjithë deputetët e LDK-së e mbështesin këtë marrëveshje. Ky qëndrim ka kohë që është marrë në LDK dhe në Grup Parlamentar, ku ka qenë pjesë edhe Ramiz Kelmendi”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, sot në rend dite në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.

Ndryshe, për ratifikimin e kësaj marrëveshje, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat