“Demarkacioni sot rrëzohet, PDK dëshiron zgjedhje”

Aktuale

“Demarkacioni sot rrëzohet, PDK dëshiron zgjedhje”

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:11
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se sot demarkacioni nuk do të ratifikohet, por do të rrëzohet dhe deklaratat e koalicionit qeverisës se i kanë votat, është një retorikë politike, përcjell Bota sot.

Përmes një shkrimi, ai ka thënë se këtë e dëshiron PDK-ja për të shkuar në zgjedhje.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Retorikë politike

Zgërdhija e Kadri Veselit dhe e Enver Hoxhaj se i kemi nuk i kemi 2-3 vota është veçse retorikë politike sepse sot: demarkacioni do të rrëzohet, sepse së pari PDK këtë e dëshiron për shkak për të shkuar në zgjedhje të reja, e cila prodhon edhe prolongimin e Gjykatës Speciale që PDK i shkon për shtati dhe për shkak të LDK inerte që si ka numrat, po e që intimisht dëshiron ta rrëzojë qeverinë për të shkuar në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat