Si mund të pajisen qytetarët e Kosovës me viza pune kanadeze?

Aktuale

Si mund të pajisen qytetarët e Kosovës me viza pune kanadeze?

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Daniel Maksymiuk, ambasador i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, gjatë një interviste ka folur për mundësinë që kosovarët të pajisen me viza pune kanadeze.

"Siç e dini, Kanadaja është një shoqëri multikulturore me një popullsi të tërhequr nga të gjitha kombet e botës, duke përfshirë edhe nga Kosova. Çdo vit ne mirëpresim 300,000 kanadezë të rinj, duke përfshirë punëtorë të kualifikuar dhe sipërmarrës.

Duke gjykuar nga kosovaro-kanadezët që kam takuar, besoj se njerëzit nga Kosova mund të jenë shumë të suksesshëm e të begatë në Kanada dhe gjithashtu jam i lumtur që shoh shumë kosovaro-kanadezë pasi gjetën një sukses në Kanada kanë vendosur të ndjekin biznese apo aktivitete profesionale këtu në Kosovë" ka thënë Maksymiuk për mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat