Qendra Marshall do të thellojë bashkëpunimin me FSK-në

Aktuale

Qendra Marshall do të thellojë bashkëpunimin me FSK-në

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:54
Foto nga takimi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, priti sot në një takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, Keith W. Dayton, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Qendrës Marshall.

Berisha me këtë rast ka falënderuar drejtorin e Qendrës Marshall për mbështetjen që i ka dhënë kjo qendër FSK-së për një kohë të gjatë,  duke i trajnuar dhe përgatitur një numër të madh të pjesëtarëve të saj në Qendrën Marshall në Garmish të Gjermanisë.

Nga ana e tij, drejtori i Qendrës Marshall, Keith Dayton, shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e FSK-së. Ai njëherazi lavdëroi edhe pjesëtarët e FSK-së për sukseset e treguara gjatë shkollimit të tyre në Qendrën Marshall.

Gjithashtu, drejtori i Qendrës Marshall u zotua dhe premtoi se mbështetja për mekanizmat e sigurisë do të vazhdojë, dhe se bashkëpunimi me FSK-në do të thellohet edhe më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat