A ia ndërroi mendjen për demarkacionin. Daut Haradinaj flet për takimin me Nait Hasanin

Aktuale

A ia ndërroi mendjen për demarkacionin. Daut Haradinaj flet për takimin me Nait Hasanin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:14
Nait Hasani dhe Daut Haradinaj

Dy deputetë të dy partive të ndryshme, që janë në koalicion, kanë zhvilluar sot një takim mes vete. Është Daut Haradinaj nga AAK dhe Nait Hasani nga PDK, të cilët ndonëse me qëndrime të kundërta për Demarkacionin me Malin e Zi, janë takuar sot, para seancës së marrëveshjes së kufirit Kosovë – Mal i Zi e paraparë të fillojë në ora 16:00. Por, a e bindi Haradinaj, Nait Hasanin që ta votojë marrëveshjen?

Një takim që ndonëse thuhet të jetë i rastësishëm dhe miqësor, aludon tek biseda që të dy deputetët mund ta kenë zhvilluar për Demarkacionin me Malin e Zi. Daut Haradinaj ka pritur sot në zyrat e AAK’së, deputetin  e PDK’së, Nait Hasanin. Kjo dëshmohet edhe me fotografinë e publikuar nga vetë Daut Haaradinaj në rrjetin Social Facebook.

“Takim me mikun”, shkruan deputeti i AAK’së, Haradinaj. Media, ka kontaktuar këtë të fundit për të pyetur se çfarë biseduan mes vete, marrë parasysh qënndrimin kundër demarkacionit, të deputetit të PDK’së, Nait Hasanit.

Por Haradinaj thotë se ka qenë vetëm takim miqësor.

Megjithëse, Partia Demiokratike  e Kosovës vazhdimisht shprehet se janë unike në qëndrimin e tyre për ta dhënë votën pro marrëveshjes me kufirin me Malin e Zi. Këtë llogaritje e hedh poshtë deputeti i tyre.

Nait Hasani kishte shkruar edhe më javë më parë në Facebook se demarkacioni nuk kalon. Duke e bërë kështu me dije se ai nuk do ta japë votën e tij.

Më herët ka folur edhe Shefi i GP të PDK’së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se para seancës së Demarkacionit do të mblidhen deputetët e kësaj partie për të diskutuar për temën që sot pritet të dalë në votim.

Deputeti Nait Hasani kishte vazhduar me avazin e vjetër, duke treguar se ai vepron në bazë të qëndrimeve të veta dhe jo të partisë.

Deputeti i PDK’së në një deklaratë ditë më parë, ka lënë të nënkuptohet se ende s’ka vendosur se si do të votojë sot.

“Nuk kam qëndrim ende. Vota është individuale dhe nuk bëhet publike. Do të veproj në bazë të qëndrimeve të mija. Nuk dua edhe të deklarohem se a do ta votoj apo jo, kjo pasi vota do të jetë e fshehtë”, ka thënë deputeti Nait Hasani.

Sidoqoftë, për ratifikim të marrëveshjes nevojiten mbi 80 vota. Seanca është thirrur për sot nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat