Aktivistet e Vetëvendosjes pengojnë fjalimin e Dhurata Hoxhës

Aktuale

Aktivistet e Vetëvendosjes pengojnë fjalimin e Dhurata Hoxhës

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Fjalimi i ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila mori pjesë në “Javën e Grave” u pengua nga tri vajza të cilat besohet se janë aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat në dorë mbanin një pankartë me mbishkrimin “Dhuratë je përly me krimin që e ke kry”.

Përveç këtij mbishkrimi, ky baner mbante edhe fotografinw  e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili është gjetur i vdekur mw 5 nwntor tw vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

 Njëra nga vajza që po e mbante këtë pankartë duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila në kohën kur vdiq Dehari ishte ministre e Drejtësisë tha se Hoxha nuk ka të drejtë të flas për drejtësi e korrupsion.

Aktivistja: Ajo duhet të jap dorëheqje

 “Nuk ka  të drejtë të flas as për korrupsion, as për drejtësi, as për transparencë, as llogaridhënie ajo duhet të jap dorëheqje”, tha ajo.

Tutje ajo tha se  për shkak të ministres Hoxha  ka vdekur një qytetar i Kosovës.

Tri vajzat më pas sigurimi i largoi nga salla, ndërsa Hoxha vazhdoi fjalimin e saj.

Ndryshe, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha mori pjesë në panelin me temën “Korrupsioni: kërcënim për stabilitetin demokratik” në të cilin morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë , Greeg Delawie, Drejtori i Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C.Marshall”, Keith W.Dayton, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat