Ambasadori i SHBA-së thirrje deputetëve: Votoni për të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Ambasadori i SHBA-së thirrje deputetëve: Votoni për të ardhmen e Kosovës

Nga: S.R Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:30
Greg Delawie

(E plotësuar) - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, para fillimit të seancës ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë marrëveshje dhe mos t’i lënë qytetarët e izoluar.

Ai tha se vota për këtë marrëveshje  do të tregojë se cilat parti janë serioze,  për ta qeverisur Kosovën  për të mirën e qytetarëve të saj, e cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike.

Delawie: Kuvendi ka mundësi të ecë përtej debatit kokëfortë

“Sot është ditë e rëndësishme. Sot Kuvendi i Kosovës ka mundësi të ec përtej këtij debati kokëfortë për kufirin dhe të shënoj një fitore të rëndësishme për qytetarët e saj. Dy vite e gjysmë të përparimit dhe integrimit të mundshëm në Evrope, janë humbur për shkak të kësaj çështje. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Po aq sa është kjo çështje për liberalizimin e vizave, aq është edhe për zgjidhjen e çështjes së kufirit me një shtet aleat, miqësor, me një anëtare të NATO-s, Malin e  Zi. Kjo votë do të tregoj se cilat parti janë serioze, në përgjegjësitë e tyre për ta qeverisur Kosovën  për të mirën e qytetarëve të saj, nga të gjitha komunitete , e cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike. Iu bëjë thirrje të gjithë deputetëve të votojnë në favor të kësaj marrëveshje. Abstenimi apo mos paraqitja në sallë, paraqet votë kundër marrëveshjes dhe kundër inte resave më të mirë të popullit. Çdo votë ka rëndësi. E nëse kjo marrëveshje nuk do të kaloj, atëherë regjistri i votave do të tregoj se kush dështoj para popullit të Kosovës. Vazhdoj që të jem i befasuar për së tepërmi se me sa shumë mund, disa njerëz po punojnë, për t’i ndaluar qytetarët e rinj të Kosovës, për të udhëtuar nëpër Evropë. Mos i lini qytetarët tuaj në izolim, votoni për të ardhmen e Kosovës, votoni për këtë marrëveshje”, tha ai.

***

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie pak më parë në një transmetim të drejtpërdrejtë dha mesazhin e tij drejtuar deputetëve të Kosovës. 

Ai tha se marrëveshja e Demarkacionit duhet të kalojë pasi që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

‘’Kjo votë do të tregojë se cilat janë parti serioze e  cilat janë të interesuara vetëm për pikë politike’’

‘Ju bëj thirrje të gjitha partive politike që ta votojne Demarkacionin. Ne rast ambstenimi apo mos paraqitje në sallë paraqet votë kundër marrëveshjes dhe lirisë së qytetarëve’’, tha Delawie.

Ambasadori e përfundoi deklaratën e tij duke bërë thirrje për ta votuar Demarkacionin.

‘’Çdo votë ka rëndësi.  Nëse nuk kalon vazhdoj të jem i befasuar duke parë me sa mund po punojnë për të ndaluar qytetarët e këtij vendi. Mos i lini në izolim votoni për të ardhmën e Kosovës, votoni këtë marrëveshje'', përfundoi Delawie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat