6+ konfirmon votën pro Demarkacionit, fton deputetët ta votojnë atë

Aktuale

6+ konfirmon votën pro Demarkacionit, fton deputetët ta votojnë atë

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:23
Albert Kinolli

Shefi i GP 6+ Albert Kinolli ka konfirmuar votën pro Demarkacionit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka thënë se do të votojnë pro dhe të hapin rrugë për lëvizje të lirë, derisa ka bërë thirrje që të votohet edhe nga deputetët e tjerë, raporton Bota sot.

“Sot kemi marrë një mesazh nga komuniteti dhe kemi një porosi që shumë më pak të flasim e më shumë të veprojmë. 6+ votojnë pro dhe të hapim rrugë për lëvizje të lirë. Dhe bëjmë ftesë që të votohet ky projektligj”, është shprehur Kinolli në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat