Iu thoshte ‘marre me ju ardhë’, sot Haradinaj falënderon deputetët e LDK-së

Aktuale

Iu thoshte ‘marre me ju ardhë’, sot Haradinaj falënderon deputetët e LDK-së

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj

Në njërën nga seancat e mëhershme ku u diskutua për marrëveshjen e Demarkacionit me Mali e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj kishte pyetur deputetët e LDK-së se ‘ku po iu dhemb’, derisa ata kërkonin që raporti i komisionit Bulliqi të mos jetë pjesë e projektligjit për tu votuar, por vetëm për informim.

“Marre duhet me ju ardhë. Ku po iu dhemb”, iu ishte drejtuar Haradinaj deputetëve të LDK-së në Kuvend, shkruan Bota sot.

Por, sot në seancën që po mbahet në Kuvend, ku po diskutohet për marrëveshjen me Malin e Zi, ai ka falënderuar deputetët e LDK-së

“E falënderoj LDK-në edhe z.Shala për qëndrimet që dhanë, që do të jemi të kujdesshëm që cilado materie që ndihmon, që qoftë që 1 milimetër apo diçka e territorit me iu kthy vendit, do ta respektojmë pra, nuk do ta mohojmë dhe mendoj se kjo është e arsyeshme”, ka thënë Haradinaj në Kuvend./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat