Haradinaj para deputetëve: Edhe mua më vjen rendi me u rrëzu, këtu jam edhe unë

Aktuale

Haradinaj para deputetëve: Edhe mua më vjen rendi me u rrëzu, këtu jam edhe unë

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë debatit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se edhe atij do t’i vie radha që të rrëzohet dhe se është aty për këtë, raporton Bota sot.

“I kuptoj kalkulimet politike kush u rrëzuar, kush u qua, ndonjëherë më vjen edhe mua rendi me u rrëzua. Kur është vakti edhe unë jam me ju. Këtu jemi për me u quar e me u rrëzuar në politikë. Ka disa janë rrëzuar e kanë shkuar në shtëpi. Unë e kam përjetuar me u rrëzuar e me shkuar në Hagë, nuk ka më kiamet se ajo, për këto të tjera nuk i bëj dert. Me u rrëzuar prej qeverisë e me shkuar nesër në pushim - po e dini çka po dua të them, është pak më vështirë se me shkuar në Lipjan”, ka thënë Haradinaj para deputetëve./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat