Ende nuk është e qartë nëse demarkacioni do t’ia arrijë të kaloj në Kuvend. Derisa seanca po vazhdon ende, kryeministri Ramush Haradinaj tha se, edhe nëse demarkacioni dështon, dorëheqja ose jo duhet të vlerësohet.
Lidhur me këtë deklaratë, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj thotë se nëse demarkacioni nuk kalon, kryeministri Haradinaj dhe 70 ministrat, duhet t’i mbledhin ‘plaçkat’ e të ikin.
“Nëse nuk kalon demarkacioni, Haradinaj, qeveria e tij, së bashku me mbi 70 ministrat, duhet t’i mbledhin plaçkat e të ikin sa më shpejt”, thotë Gecaj.