Haradinaj thotë se Ramiz Kelmendi kthehet nesër në Kuvend, shtyhet votimi i demarkacionit?

Aktuale

Haradinaj thotë se Ramiz Kelmendi kthehet nesër në Kuvend, shtyhet votimi i demarkacionit?

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:22
Kuvendi i Kosoves

Po vazhdon debati për marrëveshjen e demarkacionit dhe pritet të vazhdojë deri pas mesnatës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, por siç ka thënë ai, do të kthehet përsëri.

Haradinaj u tha gazetarëve në hollin e Kuvendit se deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi do të kthehet nesër në Kuvend.

Ai nuk ka treguar nëse do të votohet demarkacioni sonte.

Kujtojmë, se deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi me të deklaruar për votën e tij pro demarkacionit, ka thënë se është kërcënuar.  Kështu që prokuroria e Pejës së bashku me Policinë sot e kanë intervistuar këtë të fundit, lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar për shkak të qëndrimeve pro demarkacionit.

Më pas Kelmendi është paraqitur nga spitali, pasi sot duhej të kryente një proces të dializës pasi ka probleme me veshkat. Nga atje Kelmenti ka thënë se do ta votonte demarkacionin sikur kërcënuesit ndaj tij dhe familjes së tij të dalin e kërkojnë falje publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat