Shtyhet seanca për javën e ardhshme?

Aktuale

Shtyhet seanca për javën e ardhshme?

Nga: S.R Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:25
Milaim Zeka

Ende është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Përderisa në anën tjetër po vazhdojnë debatet në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, deri tani ende nuk u vu në votim kjo marrëveshje.

Në anën tjetër, deputeti nga Nisma Social Demokrate, Milaim Zeka e ka përdorur rrjetin shoqëror ‘’Facebook’’ për të pyetur qytetarët e Republikës së Kosovës se a duhet të kalojë Demarkacioni apo jo.

Nëse e shikojmë me vëmendje, Zeka i ka vënë afat përllogaritjes vetëm për gjashtë ditë. E që ngjall dyshime që seanca për demarkacionin shtyhet për javën e ardhshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat