Seanca shtyhet për nesër

Aktuale

Seanca shtyhet për nesër

Nga: S.R Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:25
ilustrim

Po vazhdon debati për marrëveshjen e demarkacionit megjithëse ka filluar qysh në orën 16.00.

Deputët pozitë e opozitë po vazhdojnë debatin ani pse kohë pas kohe po tregohen të pa vëmendshëm gjatë fjalimit të njëri-tjetrit.

Burime brenda redaksisë së gazetës  ‘’Bota sot’’, konfirmojnë se seanca do të vazhdojë nesër.

‘’S’janë numrat për sonte. Nesër me siguri prej orës 10.00’’, thotë ky burim.

Koalicioni aktual nuk i ka siguruar 80 votat e duhura për demarkacionin megjithëse ishin fare pak afër për të marrë të gjitha votat e duhura./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat