Arben Gashi: Demarkacioni ka shkaktuar përçarje dhe armiqësi

Aktuale

Arben Gashi: Demarkacioni ka shkaktuar përçarje dhe armiqësi

Më: 21 mars 2018 Në ora: 00:10
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot Kuvendi duhet të marrë një vendim të rëndësishëm, për çështjen e Demarkacionit.

“Sonte jemi këtu për të marrë vendimin më të rëndësishëm të kësaj legjislature. Natyra e punës sonë është që na bie përgjegjësia të marrim vendime që nuk janë vetëm për ne”.

“Sonte po marrim vendimin për të përcaktuar kufirin me Malin e Zi, vend që këto 20 vjetët e fundit është karakterizuar kryesisht me sjellje miqësore dhe përkrahëse ndaj nesh”.

“Vendimi nuk është i lehtë sepse gjithmonë ka qenë sfidë e vështirë për të përcaktuar kufijtë, veçanërisht për ne, kur kombi ynë ka jashtë vijave kufitare bashkëkombas të vet”.

Gashi në foltoren e Kuvendit ka thënë se Demarkacioni ka shkaktuar urrejtje dhe përçarje.

“Kemi një çështje konkrete e cila ka shkaktuar shumë përçarje dhe armiqësi, ne pamë gjithsecilin si armik, të shitur dhe tradhtar”.

“Gjendja kishte eskaluar sa që kishte të rinj dhe të reja që ishin të gatshëm që kuvendin e vendit të tyre edhe ta bombardojnë”.

“Sot, shumë këtu e sidomos ata që janë ulur në karrigen e pushtetit e kanë trajtuar këtë çështje si mjet për të arritur qëllimin politik”.

“A jemi sot këtu të fokusuar aty ku është problemi, a jemi duke punuar që vërtetë ta dimë ku është kufiri, apo ne sot të gjithë kemi rënë në grackën e mediokritetit apo kauzës grupore për pushtet”.

“Refuzoj sjelljen obstruktive, sikur në të shkuarën, refuzoj gjuhën e komunikimit që dëgjoj këtu, gjuhën e sjelljes në këtë sallë, refuzoj që njëri-tjetrin ta quajmë tradhtar pse nuk mendon si unë”.

“Duhet të vendosim për të marrë përgjegjësi. Më lejoni që sot të marr vendimin tim për vendin tonë, t’I japim munësi për të ecur përpara, duhet të jemi të bashkuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat