Haradinaj e arsyeton gjumin në seancë, me praktikën e Gjykatës së Hagës

Aktuale

Haradinaj e arsyeton gjumin në seancë, me praktikën e Gjykatës së Hagës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 01:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për votimin e demarkacionit vazhdon sot në ora 11:00, ku ka mbet vetëm procedura e votimit, pasi diskutimet janë përmbyll.

Ai pas përfundimit të seancës së sotme, ka thënë se lutja e tij ishte, për të votuar, pasi duke e votuar ligjin e ruhet përmbajtja edhe e raportit të Komisionit shtetëror, pasi ndihmon korrigjimin. Ai po ashtu e ka arsyetuar gjumin në seancë, me praktikën e Gjykatës së Hagës.

Haradinaj: Po ma qon mallin e Gjykatës së Hagës

“Po ma qo mallin e Gjykatës së Hagës, kur kam qenë atje kish diskutime që nganjëherë më mërzitshin edhe atje e përdorsha këtë praktikë, me i vu dëgjueset me fjet edhe këtu e kam bërë atë sistem nga pak”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat