Sot pritet të votohet demarkacioni

Aktuale

Sot pritet të votohet demarkacioni

Nga: N.H Më: 21 mars 2018 Në ora: 06:23
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Debati që kishte filluar dje në orën 16:00, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa sot në orën 11:00 pritet të dalë në votim marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një debati 8 orësh të mbajtur mbrëmë, kanë vendosur që sot, duke filluar nga ora 11:00 të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon së paku 80 vota.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje tashmë zyrtarisht është dhënë si kusht për liberalizimin e vizave nga krerët institucional të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat