Kosova sipas “shembullit” të Palestinës

Aktuale

Kosova sipas “shembullit” të Palestinës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 07:49
Ilustrim

Në Serbi kanë vazhduar të qarkullojnë opsione të ndryshme në kuadër të dialogut të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mediat atje kanë shkruar se në zgjidhjen e problemit me Kosovën me një propozim konkret do të vijë edhe Gjermania, ku thuhet se dikush nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, shefi i ri i diplomacisë, Heiko Maas, ose sekretari i Shtetit, pritet që këtë javë ta vizitojë Serbinë. Duke u bazuar në burime diplomatike, “Danas” shkruan se ai do të prezantojë qëndrimin e Berlinit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Qëndrimi gjerman për Kosovën, siç shkruan kjo gazetë, nuk përbën ndonjë risi ngase Berlini vazhdon të insistojë për marrëveshje juridike detyruese midis Beogradit e Prishtinës, në mënyrë që këto të bashkëpunojnë në vend se të luftojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat