Delawie: Luftojeni korrupsionin

Aktuale

Delawie: Luftojeni korrupsionin

Më: 21 mars 2018 Në ora: 08:03
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka pohuar se në Kosovë ka korrupsion, por për ta luftuar këtë dukuri negative duhet vullnet politik.

“Korrupsioni është kancer që përfshinë institucionet e shëndetshme, mat vendosmërinë qytetare, ushqen cinizmin, përbuzjen dhe dobëson përbërjen shoqërore të shoqërisë, por duhet ta luftoni”, ka thënë Delawie.

Sipas tij, janë disa mënyra se si mund të luftohet korrupsioni, kërkon pastrimin e prokurimit publik, si dhe shqyrtim të Agjencisë Kombëtare të Auditimit.

“Kjo nënkupton vlerësim të performancës së gjyqësorit, largim të menjëhershëm nga puna të zyrtarëve të korruptuar, shqyrtim e seriozitet i raporteve të Agjencisë Kombëtare të Auditimit dhe pastrim të prokurimit publik”, ka thënë Delawie.

Ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë pasi ajo duhet të punojë njësojë për gjithë popullin e jo vetëm për njerëzit më të fuqishëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat