Apostolova: Thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar

Aktuale

Apostolova: Thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:41
Apostolova dhe Veseli

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.

Teksa ka përsëritur thirrjen e saj që të votohet demarkacioni, në mënyrë që qytetarët të mos mbahen peng drejt rrugës së integrimit në BE.

"Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën, për rininë dhe qytetarët e Kosovës ku një çështje, e cila ka vazhduar për një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin. Kjo është një nga dy kriteret dhe u bëj thirrje parlamentarëve dhe partive politike të Kosovës të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen për demarkacionin pasi që kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare që Kosova duhet ta ratifikojë në mënyrë që të tregohet partner i besueshëm dhe u bëj thirrje politikanëve qe  që të mos i mbajnë rininë dhe qytetarët e Kosovës të izoluar drejt rrugës së integrimit në BE", tha ajo pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se në takimin e sotëm kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e asamblesë për javën dhe muajin tjetër në kohën kur do të publikohet raporti për Kosovën.

Kuvendi u mblodh dje në një seancë të jashtëzakonshme, në tentativën e katërt për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehen mendimet e tyre rreth kësaj teme, ajo u shty për sot, kur pritet të iniciohet procedura e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat