Pacolli: Belgjika më pranë Kosovës

Aktuale

Pacolli: Belgjika më pranë Kosovës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:41
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij belg Didier Reynders në Pallatin Egmont

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij belg Didier Reynders në Pallatin Egmont, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregtare.

Po ashtu në takim është biseduar edhe për zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një iniciativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat