Xhelal Sveçla me disa deputetë të VV-së rikthehen në Kuvend

Aktuale

Xhelal Sveçla me disa deputetë të VV-së rikthehen në Kuvend

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:24
Xhelal Sveçla duke hedhur gaz ne kuvend

Deputeti i cili ka hedhur gazin lotsjellës për ta parandaluar votimin e demarkacionit është rikthyer në seancën e Kuvendit.

Xhelal Sveçla së bashku me disa deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë rikthyer në seancë, duke biseduar në mes veti.

Në sallë të Kuvendit tashmë tymi i gazit lotsjellës është larguar, ndërkaq ende nuk ka ndonjë deklarim nëse do të vazhdojë seanca për votimin e demarkacionit.

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar para gazetarëve se beson që sot do të përfundojë votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat