Hoti dënon veprimin e VV-së: LDK-ja e vendosur që demarkacioni sot të marrë fund

Aktuale

Hoti dënon veprimin e VV-së: LDK-ja e vendosur që demarkacioni sot të marrë fund

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:51
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka dënuar veprimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për lëshim të gazit lotsjellës në momentin kur po pritej të votohej demarkacioni.

“Ju e patë sot sesi filloi seanca me propozimin tonë për amendamentin, kjo është fatkeqe për vendin, këso mesazhe nuk duhet t’i përçojmë te miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti në konferencën për media.

“LDK-ja është e vendosur që ta çojë deri në fund demarkacionin. Kjo punë duhet të marrë sot. Nuk do të tolerojmë asnjë lëshim. Është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit që të krijojë kushtet e nevojshme për mbajtjen e seancës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat