Reçica: Sot u dëshmua kush ka qasje në Polici

Aktuale

Reçica: Sot u dëshmua kush ka qasje në Polici

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:52
Deputeti i PDK-së Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica tha se demarkacioni do të votohet sot.

Duke komentuar hedhjen e gazit në Kuvend nga deputetët e VV-së, Reçica tha se tash po dëshmohet se kush ka qasje në Policinë e Kosovës.

 Reçica: Asnjë ndryshim nuk do të ketë, të gjithë deputetët, 80 do ta votojnë demarkacionin

  “Seanca do të vazhdoj, demarkacioni do të votohet, çdo gjë që po ndodhë tash është veç e parë, mirëpo kësaj here jemi të vendosur dhe I kemi votat që ta votojmë demarkacionin në çfarë do mënyrë dhe qysh do qoftë. Ata deputetë që janë të përcaktuar për ta votuar demarkacionin, do ta votojnë. Ka tri vjet që jemi ballafaquar me këtë situatë, ka tri vite që ne kemi problem me dal në rrugë me takuar qytetarë për shkak të kësaj çështje. Ka tri vjet që ne ballafaqohemi me i bindur të gjithë ata që ta votojnë të gjithë deputetët dhe pastaj së bashku të sigurojmë argumente për gabimet e mundshme të cilat janë bërë dhe këtë do ta bëjmë bashkërisht. Absolutisht asnjë ndryshim nuk do të ketë, të gjithë deputetët, 80 do ta votojnë demarkacionin. Kryesia është mbledhur aktualisht dhe shefat e GP-ve do ta vendosë… Kjo sjellje, dëshmon diçka se kush ka qasje në policinë e Kosovës, atë për çfarë neve na akuzojnë, institucionet e e brendshme do të duhej të jenë të përcaktuara për të kontrolluar punën e policisë, e kam fjalën për inspektoratin që është i vetmi mekanizëm që kontrollon punën e policisë”, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat