Pas hedhjes së gazit lotsjellës deklarohet Sveçla: E kemi obligim ndaj 205.000 nënshkrimeve

Aktuale

Pas hedhjes së gazit lotsjellës deklarohet Sveçla: E kemi obligim ndaj 205.000 nënshkrimeve

Nga: Bota sot Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:08
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla duke hedh gaz

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës është deklaruar se këtë e ka bërë se kanë obligim ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Sveçla përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se obligimi i tyre është të pasqyrojnë vullnetin e 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës.

“Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!” ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat