Apostolova e shokuar me veprimet e VV-së

Aktuale

Apostolova e shokuar me veprimet e VV-së

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:50
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, është shprehur e tronditur dhe e shokuar me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këto veprime do të kthejnë mbrapa Kosovën në zhvillimet e saja demokratike.

Apostollova: Shpresoj që sot të kemi një vendim përfundimtar

“Unë do ta përsëris sërish këtu në kuvend dhe të tregoj se këto ngjarje janë më të vërtet jo populliste. Unë jam e tronditur dhe e shokuar me këto çka ndodhi tash. Veprimet të cilat kanë të bëjnë me lirimin e gazit lotsjellës në vendin më demokratik të një shteti. Kjo me të vërtet është kundër principeve të BE-së, sjellë Kosovën prapa në rrugëtimin e saj për zhvillimin demokratik dhe është më të vërtet e rrezikshme. Unë e takova shkurtazi edhe Albin Kurtin dhe ia shpreha atij pakënaqësinë time me veprimet që po ndodhin në Kuvend. Unë dua t’i përgëzoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e morën trimërinë dhe erdhën për të votuar për këtë ligj. Dhe shpresoj që sot të kemi një vendim përfundimtar”, ka thënë Apostollova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat