Mediat botërore sërish shkruajnë për gazin në kuvend

Aktuale

Mediat botërore sërish shkruajnë për gazin në kuvend

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:08
Seanca e Kuvendit

Mediat e njohura botërore si The Independent, ABC News apo Euronews kanë publikuar lajme dhe pamje të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Votimi i marrëveshjes për kufirin në parlamentin e Kosovës vonohet nga gazi lotsjellës” është titulli ABC News për ngjarjet që po shpalosen gjatë ditës së sotme në kuvend.

Përshkrimet nëpër media të huaja kryesisht janë për ndërprerjen e votimit përmes gazit lotsjellës, kështu duke e vendosur sërish Kosovën në qendër të vëmendjes për ngjarje të tilla.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën për votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e cila është ndërprerë dy herë për shkak të hedhjes së gazit nga deputetët e Vetëvendosjes, që po e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat