Deputetët e Vetëvendosjes i rezistojnë gazit lotsjellës

Aktuale

Deputetët e Vetëvendosjes i rezistojnë gazit lotsjellës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:23
Deputetët e Vetëvendosjes

Deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën për Demarkacionin duke shkaktuar kështu ndërprerjen e saj.

Mirëpo, kjo nuk u pengoi këtyre deputetëve që janë të vetmit që edhe në këto momente po qëndrojnë në sallë.

Bashkë me kryetarin e partisë, Albin Kurti, deputetët Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi, Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Ismajl Kurteshi, dhe Sami Kurteshi po qëndrojnë në sallën e Kuvendit, përderisa të gjithë deputetët e tjerë janë larguar për t’u pastruar salla nga tymi.

Këtyre deputetëve nuk u bashkuan as kolegët e tyre që u larguan nga Vetëvendosje duke krijuar Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP).

GDP ka lëshuar sallën, pa asnjë deklarim publik lidhur me veprimin e partisë që braktisën së fundi.

Përderisa, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se veprimet e tyre brenda kuvendit po bëhen me qëllim mbrojtjen e territorit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat