Departamenti i Shtetit mbështet Kosovën në luftën kundër narkotikëve

Aktuale

Departamenti i Shtetit mbështet Kosovën në luftën kundër narkotikëve

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:05
Flamur Sefaj dhe Erin Sawyer

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë mbështetjen e mëtejme për institucionet e Kosovës në luftën kundër narkotikëve.

Kështu u tha sot gjatë një takimi që ministri i Punëve të Brendshme,  Flamur Sefaj, pati mer Erin Sawyer, drejtoreshë e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit.

Në takim u diskutua për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në luftën kundër narkotikëve në veçanti.    

Ministri Sefaj falënderoi Erin Sawyer për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës në luftimin e dukurive negative.    

Drejtoresha Erin Sawyer përgëzoi ministrin Sefaj për të arriturat e institucioneve të sigurisë së Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe shprehu gatishmërinë e Departamenti të Shtetit për përkrahjen e mëtejme për institucionet e Kosovës në luftën kundër narkotikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat