Haradinaj: Nuk e di çfarë do të ndodhë, pres të votohet demarkacioni

Aktuale

Haradinaj: Nuk e di çfarë do të ndodhë, pres të votohet demarkacioni

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pret që parlamenti të përmbush detyrën e tij dhe të votohet demarkacioni, edhe pse këtë e pamundësuan deputetët e Vetëvendosjes, duke hedhur gaz lotsjellës dy herë.

Haradinaj ka thënë se nuk e di se si do të shkojë dita e sotme në Kuvend, por ai pret që deputetët të kryejnë detyrën e tyre.

“Nuk e di si do të shkojë, si qeveri presim që parlamenti ta përmbush detyrën e tij”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me përjashtimin e deputetëve të VV’së që hodhën gazin lotjsellles, Haradinaj ka thënë se ‘vendimet janë të Kuvendit dhe ne i respektojmë’.

Haradinaj, i pyetur nëse është më mirë të gjuash me gaz, apo të gjuhesh me gaz, ai ka thënë se ‘nuk ndryshon shumë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat