Ramiz Kelmendi: Nëse demarkacioni varet nga unë do ta votoj

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Nëse demarkacioni varet nga unë do ta votoj

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:37
Ramiz Kelmendi

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi,është kthyer në Kuvend. Ai tha se edhe pse nuk ndihej mirë pas hudhjes së gazit lotsjellës tash ndihet më mirë.

Kurse sa i përket votimit për marrëveshjen e Demarkacionit, ai tha se është në mes të një dileme, mirëpo nëse marrëveshja varet nga ai, ai do ta votojë.

“Jam në mes të një dileme të madhe, të izolimit të familjarëve të mi apo izolimin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kelmendi. Megjithatë, ai nuk dha përgjigje të saktë se a do ta votojë apo nuk do ta votojë, por tha se nëse Kuvendi arrin t’i ketë 80 vota, ai do të abstenojë. “Nëse janë më shumë se 80 vota do të abstenoj, por nëse janë më pak...”, e la fjalinë në gjysmë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat